Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvillon ditën e sotme mbledhjen e parë pas pushimeve. Në fjalën e tij kreu i KLP Gent Ibrahimi u shpreh se nga 15 kandidatët për SPAK (Proruroria e Posaçme Anti Korrupsion dhe Anti Krimit të Organizuar), 10 prej tyre janë në fazat finale të vettingut ndërkohë që pesë prej tyre i kanë kaluar të dyja këto faza (KPK dhe KPA). Ibrahimi deklaroi se sot prokurorët e krimeve kanë ngarkesë dhe pritet që SPAK të ketë një qasje proaktive të hetimit.
“Nga 15 kandidatë, 10 prej tyre janë në fazat finale të vettingut. Sot prokurorët e krimeve kanë ngarkesë. Ne presim nga SPAK qasje proaktive të hetimi. Jemi në fazën e finalizimit në garën për prokuror të përgjithshëm. KLP e presin sfida të rëndësishme për të vendosur në shina procedurat për ngritjen në detyrë”, tha ndër të tjera Ibrahimi.