Dy shqipatrë janë vënë në prangat  e polcisë italiane pasi janë kapur me një sasi të konsiderueshme kokaine. Sipas mediave italiane dy të arrestuari janë S.Z, 30 vjeç dhe E.M, 18 vjeç.

Këta dy trafikantë janë zbuluar pas raportimeve të fqinjëve se në zonën e Rovatos po lëviznin persona të dyshimtë që mund të shisnin drogë. Pas kontrolleve të ushtuara në një papafingo të një banese u gjetën një sasi prej 2.5 kilogram kokainë.

Më pas nga kontrollet e hollësishme në këtë banesë është gjetur edhe një sasi tjetër prej 700 gramëve kokainë si dhe 3700 euro që dyshohet të kenë ardhur nga shitja e drogës.

Sipas policisë italiane të dy shqiptarët janë lënë në paraburgim ndërsa kokainën kishin si qëllim ta shisnin në tregun e Brescias.

Artikulli paraprakTIRANA E QUAN RACISTE DEKLARATËN E TEUTËS PËR FUTBOLLISTIN NGOO: TË VEPROJË KOMISIONI ETIKËS
Artikulli tjetërVDEKJA E JAN PRENGËS I ARRESTUARI MERR STATUSIN E BASHKEPUNËTORIT TË DREJTËSISË