Teatri “Migjeni” për dy ditë me radhë, më 10 dhe 11 mars do të ketë premierën e radhës të teatrit të kukullave “Festa e Pyllit”. Aktorët e kësaj shfaqje zhvilluan provën gjenerale. Drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka ftoi të gjithë fëmijët e qytetit që të vijnë për të shijuar këtë premierë.

Regjisorja e shfaqjes, aktorja Drande Xhai u shpreh se teatri “Migjeni” ka një sërë premierash që do jenë brenda një kohë të shkurtër por veçon “Festën e Pyllit” të teatrit të kukullave.

Teatri i kukullave është një mundësi për fëmijët e vegjël të qytetit të Shkodrës që të argëtohen në fundjavë përmes aktorëve profesionistë që do marrin pjesë në shfaqjen “Festa e Pyllit”.

 

Artikulli paraprakPREZANTOHET PROGRAMI “YOUR JOB”, MBËSHTETJE TË RINJVE
Artikulli tjetërLEZHË, ARRESTOHEN 3 PERSONA PËR VJEDHJE