“Opera për tre grosh” është shfaqja që do të vijë si premierë për tri ditë me radhë në teatrin “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. Një vepër e Bertold Brecht e shkruar në 1930 vjen me regjinë e japonezit Kuniaki Ida.

Regjisori japonez Ida thotë se kjo shfaqje shtron një pyetje që është ekzistente edhe sot pas afro 100 vitesh nga momenti kur është shkruar vepra “Opera për tre grosh” se çfarë është njeriu.

Një prej aktorëve kryesor në këtë shfaqje Rafael Hoxhaj thotë se ndjehet mirë që vjen në qytetin e tij me një vepër që flet për aktualitetin më shumë se kurrë.

Në këtë premierë “Opera për tre grosh” do të ketë një ndërthurje aktorësh me brezin e ri si dhe aktorë të ardhur nga Kosova që do bëhen pjesë e kësaj shfaqje.

Artikulli paraprakSHKOLLA PA POLIC, PRINDËRIT NË PANIK
Artikulli tjetërNISIN PUNIMET PËR FUSHËN SPORTIVE