Drejtoria Rajonale e Bujqësisë në bashkëpunim me organizatën ameriakne World Vets dhe strehën e kafshëve Animals Need Me, për të katërtën herë radhazi do të kryejnë procesin e sterilizimit për qentë dhe macet në qytetin e Shkodrës.

Oli Pero, themeluese e shoqatës Animelas Need Me tregon në datat 4,5 dhe 6 gusht në ambjentet e drejtorisë rajonale të bujqësisë do të zhvillohen sterilizime dhe konsulta falas për të gjithë kafshët shtëpiake.
Pero tregon se konsultat e zhvilluara nga veterinerët amerikanë do të ndiqen nga vetereinerë të tjerë në qytetin e Shkodrës.

Sipas Oli Pero, në këto 7 vite punë të përditshme me qentë dhe macet, rezulton të ketë një ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve sa I përket sterilizimit të kafshëve të tyre.
Kësaj here, sterilizimi do të jetë I përqëndruar tek macet pasi gjatë gjithë vitit ka patur nisma për sterilizmin e qenve. Sterilizimi9 do të bëhe në datat 4.5 dhe 6 gusht në ambjentet e Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Shkodër.

Artikulli paraprakXHAÇKA I KTHEN PËRGJIGJE METËS PËR SHQETËSIMIN ‘FAKE’ NGA TËRMETET: TË KEMI SJELLË NË TRYEZË LIGJIN PËR MBROJTJEN CIVILE, DEKRETOJE!
Artikulli tjetërVETTINGU MERR PUSHIMET, RIKTHEHET MË 3 SHTATOR