Kampi i refugjateve në Gjader të Lezhës do të hapet brenda pak ditesh.Sipas mediave Italine puna për ngritjen e kësaj strukture ka përfunduar dhe pritet të vihet në funksion, për pritjen e refugjateve nga vendet e treta.Ndërsa qendra pritëse në Portin e Shëngjinit e cila ka përfunduar që prej muajit qershor të këtij viti është dorëzuar të mërkuren për testim.
Në të njejten mënyre do të veprohet edhe në kampin e refugjateve në Gjadër, i cili do testohet nga autoritetet Italiane e më pas do të hapet, për nisjen e zbatimit të marreveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.Qendra ishte planifikuar të hapej më 1 shtator, kur do vinin dhe refugjatët e parë, por për shkak të vonesave në punime, hapja u shty. Më herët autoritetet italiane kishin shpërndarë edhe një rregullore etike apo sjelljeje për efektivët dhe punonjësit.
Marrëveshja Shqipëri-Itali për refugjatet është arritur në 6 nëntor të vitit 2023, fillimisht për pesë vjet dhe ku është planifikuar për të pritur 36.000 emigrantëve në vit.Ata do të vinë përmes detit në Portin e Shëngjinit ku do të qëndrojnë për 48 orë në qendren pritëse e më pas do të dërgohen në kampin e Gjadrit, deri në shqyrtimin e proçedurave dhe dokumentacionit për azil.