Një artikull i “Grub Street” ka sjellë gatimet tradicionale shqiptare në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Shumica e restoranteve italiane në Nju Jork kanë pronarë shqiptarë”, thotë Ismer Mjeku, publikues i Fletëve të Verdha për Bronksin, për “Grub Street”.

Artikulli sjell një guidë të restoranteve shqiptare, përfshirë picerinë “Tradita”, me pronar Ramiz Kukaj nga Kosova, që e ridimensionoi restorantin dhe hapi “Çka ka qëllu”.

Në menunë e restorantit ka qebap, mish pule si dhe ushqime shoqëruese si ajvari me specat e kuq dhe taratori.

Një pjesë e rëndësishme e menusë janë dhe brumërat, të kryesuara nga byreku apo edhe flija.

Artikulli paraprakREFUZIMI I DEKRETIMIT TË LLESHIT, RUÇI TAKIM ME METËN NË PRESIDENCË
Artikulli tjetërI THA TË PASTRONTE DHOMËN, 11-VJEÇARI QËLLON GJYSHEN NË KOKË PASTAJ VRET VETEN