Në Modena, Itali, një grua u detyrua të denoncojë në polici të bijën 47 vjeçare sepse, e kërcënoi me thikë, raporton tgcom.
Shkaku i konfliktit: salsa me mish të grirë që po gatuante gruaja, gjë që nuk i ka pëlqyer së bijët e cila ndjek një dietë vegane.
Ajo nuk arrinte dot të pranonte faktin që në shtëpi të saj të gatuhej dhe të konsumohej mish.
Kështu, ndërkohë që e ëma gatuante, i është kthyer me ulërima: “Tani të bëj unë të rreshtësh së gatuari mish. Nëse nuk ndalon, të fus thikën në bark”.
Bija kishte humbur punën dhe ishte gjendur në prag të 50-ave dhe jetonte me të ëmën, me të cilën konfrontohej shpesh për mënyrat e ndryshme kulinare.
47 vjeçarja kishte përqafuar në fakt filozofinë vegane, ndaj ishte kundër faktit që e ëma të vazhdonte të ushqehej me mish. Gjatë një konflikti, situata degjeneroi deri në marrjen e thikës dhe kërcënime me ulërimë.
Mamaja vendosi të denoncojë. Kopetentët e quajtën rastin si një kërcënim të thjeshtë, ndaj çështja përfundoi në tavolinën e gjyqtarit të paqes.
Në qershor do të jetë seanca këshillimore dhe mbase kësaj here të dyja gratë do të arrijnë të lënë mënjanë “divergjencat” që kanë në kuzhinë.
Dieta vegane është një lloj varianti i ri i dietës vegjetariane, ku përvecc mishit dhe nënprodukteve të tij, nuk duhet të konsumohet as peshku apo prodhimet e detit, qumshti dhe nënproduktet e tij, veza, si dhe të gjitha ushqimet bimore duuhen konsumuar pa u gatuar, pasi sipas kësaj forme diete, humbasin vlerat ushqimore.