Lëvizja Vetëvendosje, përmes deputetit Driton Çaushi ka përdorur sërish gazin lotsjellës në Kuvend, kësaj radhe në mbledhjen e Komisionit për Punët e Jashtme, si masë kundërshtimi ndaj ratifikimit të Marrëveshjes me Malin e Zi për Demarkacionin e kufirit.

Pak pas këtij veprimi, Çaushi u arrestua nga policia. Ndërkohë, pavarësisht debateve të ashpra nga opozita, me 6 vota pro Komisioni miratoi projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin. Ky ligj do t’i dërgohet kryesisë së Kuvendit për ta proceduar për seancë plenare. Vetëvendosje ka paralajmëruar se nëse Kuvendi ratifikon këtë Marrëveshje, atëherë kundërshtimi i saj do të jetë me masa radikale që do të mund të reflektojnë në gjendjen e gjithanshme të sigurisë në vend.

Artikulli paraprakPD: TË IMPLIKUAR NË TRAFIKUN E DROGËS DREJTUES TË POLICISË, EMRAT
Artikulli tjetërMUNGESA E ILAÇIT, PD: RAMA NUK DËGJON THIRRJET E FËMIJËVE ME LEUCEMI