Aktori i humorit Gaz Paja po mbledh ndihma për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Si anëtar i Këshillit Bashkiak ai është në ndihmë të të gjithë banorëve të prekur.

Në Bashkinë e Tiranës është ngritur një tendë, ku të gjithë që kanë mundësi të kontribuojnë, të lënë ushqime, veshmbathje apo batanije.

“Sot është nevoja të bëjmë të gjithë detyrën qytetare për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i fundit në Qarkun e Tiranës dhe të Durrësit.
Me përulje kërkoj mbështetjen e kujtdo që ka mundësi të kontribuojë për këto familje që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ne. Kontribuo me veshje, batanije apo ushqime duke i dorëzuar te stendat e ngritura përpara Bashkisë Tiranë ose financiarisht në numrat e vendosur nga qeveria.

Falenderoj pa mase te gjithe ata qe kane kontribuar deri ne keto momente te vështira”, ka shkruar ai.

Në termetin e shtatorit, Këshilli Bashkiak ndihmoi 500 familje të dëmtuara.

Artikulli paraprak15 MILION EURO PËR SHQIPËRINË, LULZIM BASHA FALENDERON URSULA VON DER LEYEN DHE KOMISIONIN EUROPIAN
Artikulli tjetërELVIS NAÇI PUBLIKON SHIFRËN: U MBLODHËN MBI 5 MLN EURO PËR FAMILJET E PREKURA NGA TËRMETI. NJË DJALË ME TUMOR DHUROI SIGURACIONIN