Shqipëria mund të jetë një ndër vendet e fundit që ju mund të gëzoni me një buxhet që nuk ua prish planet e shtëpisë.

Kjo është këshilla e gazetës britanike, Express.co.uk, me argumentin se britanikëve mund t’u rriten kostot pas BREXIT. Madje e ka konsideruar Shqipërinë si “sekretin e fundit” përsa i përket sezonit turistik. “Një bizhu e vërtetë në kurorën e detit Adriatik”, është përcaktimi që britanikia u ka bërë me dije pushuesve duke berë dhe një përshkrim, tjetër joshës: “Shqipëria mbetet një vend pabesueshmërisht i qetë dhe i paqtë për tu vizituar! Në shkrim flitet dhe për kostot e lira të pushimeve në vendin tonë duke marrë dhe një shembull konkret, ku përmendet se një birrë e madhe në plazh është më pak se një paund. 

Artikulli paraprakVJEDHJA E ENERGJISE DHE NDERTIMET PA LEJE, DISA TE ARRESTUAR
Artikulli tjetërNISMA PER NDRYSHIMET KUSHTETUESE, JA DEPUTETET