Gazeta “Dukagjini” ka festuar këtë të shtunë vitin e 15 të publikimit të saj për herë të parë në treg ku janë publikuar 181 numar me rreth 480 autorë që kanë publikuar artikuj të tyre. Në këtë përvjetor u organizua një aktivitet me pjesëmarrës të ndryshëm dhe atyre që bënë të mundur edhe publikimin e kësaj gazete ndër vite me rradhë.
Gazeta “Dukagjini” synohet që me anë të mbështetësve të vazhdojë të publikojë numra të tjerë në treg duke qënë se është e vetmja gazetë për qytetin e Shkodrës që publikon numra rregullisht.
Në këtë aktivitet të pranishmit shijuan nga një gotë verë ose raki si një nga gostitjet tradicionale shqiptare. ndërsa për mediat televizive u dorëzuan nga një çertifikatë mirënjohjeje nga “Shoqata Atdhetare Dukagjini”.