“Shqipëria është e mrekullueshme”, shkruan gazeta e njohur franceze “L’Est républicain”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale shkrimin e botuar nga gazeta franceze e cila thekson se “është koha e duhur për të zbuluar këtë destinacion origjinal dhe të lirë”. Rama theksoi se “mbi 60 mijë vizitorë francezë kanë zgjedhur Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, plot 56 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”. Në shkrimin e botuar nga francezja “L’Est républicain” thuhet se “Shqipëria është e mahnitshme. Aty ku ndjenja e mirëseardhjes ndriçon buzëqeshjet e njerëzve, në guidën e plotë nga Alpet e veriut dhe Shkodra, për të shkuar nga Tirana në Gjirokastër, në Butrint e në bregdet, në një shëtitje unike, ku brenda një kohe të shkurtër gjen gjithçka për të kaluar pushime fantastike”.

Futbollisti anglez dënohet me 20 muaj burg për një sulm ndaj një gruaje 60-vjeçare
“Shqipëria është një vend malor (70 % e sipërfaqes është e përbërë nga malet). Alpet dinarike, në veri të vendit kulmojnë në 2700 m lartësi. Ato rezistojnë ende të egra dhe pak të frekuentuara. Parku kombëtar i Thethit është një nga vendet që duhet vizituar. Me malet, ujëvarat, shpellat dhe fshatrat si ai i Thethit, me vlera arkitekturore”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e “L’Est républicain”.

Gazeta franceze ka përshkruar Alpet, Thethin, liqenin e Komanit, qytetin e Beratit, Shkodrës, Gjirokastrës, Korçës, Butrintit dhe Tiranën.

Artikulli paraprakU PËRPLAS GJATË KRYERJES SË DETYRËS, BALLA VIZITON NË SPITAL EFEKTIVEN E PLAGOSUR
Artikulli tjetërNASA: DY SHPËRTHIME TË FUQISHME NË DIELL SHKAKTUAN NJË STUHI GJEOMAGNETIKE