Gazeta holandeze “Panorama” ka shkruar rreth Shqipërisë dhe pjesëmarrjes së përfaqësueses sonë në Kampionatin Europian.

Ekipi kombëtar shqiptar do të luajë me Zvicrën ndeshjen e dytë të kampionatit. Por kush janë favoritët për ta fituar Europianin? Sipas gazetës në fjalë, Franca dhe Gjermania mund ta fitojnë “Euro 2016”. Gazeta në fjalë thekson se Shqipëria pavarësisht se ka një koeficent prej 501 për ta fituar “Euro 2016” është një bast i mirë. “Panorama” holandeze thekson se këtë vit kishte surpriza si prsh Leicester doli kampion në Angli, Ajaksi e humbi kampionatin në fund dhe atë e fitoi PSV-ja.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakBUNDESLIGA, BAJERN FESTON TITULLUN, GUARDIOLA IKEN SI TRIUMFUES
Artikulli tjetërBASKETBOLL MESHKUJ, VLLAZNIA SIGURON FINALEN