Një grup gazetarës të “SkyNews” i kanë shpëtuar “për qime” një sulmi me bombë në Mosul nga luftëtarët e ISIS.
Korrespondenti i Sky, Stuart Ramsay, ishte në frontin e parë të sulmit irakian kundër Shtetit Islamik në Mosul bashkë me kameramanin Nathan Hale dhe këshilltarin e sigurisë Mike Mavhinney. Grupi i Sky gjeti si mburojë një furgon në punë sekondash pasi plasi një granadë e hedhur nga militantët e Shtetit Islamik. “Sky News” raportoi se ekipi i tyre ishte me fat që i shpëtoi sulmit me bombë dhe shpërthimit. Gazetari në terren Ramsay tha: “Ndonjëherë të duhet të shkosh në frontin e parë, aty ku bëhet lufta edhe pse truri të thotë gjithë kohës ‘Mos shko”. Forcat irakiane kanë korrur fitore të rëndëishme në ditët e fundit duke fituar terren ndaj militantëve terroristë.