Marrëveshja mes dy lidërve Edi Ramës dhe Lulzim Bashës ndan në mendime të ndryshme gazetarët në Shkodër.
Ardi Hoti shprehet se marrëveshja që shpëton nga kriza politike është një fitore e shqiptarëve. Në të njëjtën linjë është edhe gazetari Simon Shkreli duke e cilësuar marrëveshjen politike në të mirë të shqiptarëve. Ndryshe nga dy kolegët e saj, gazetarja Anila Dushi shprehet se marrëveshja Rama-Basha është në interesat e tyre dhe jo në favor të qytetarvë shqiptar. Biseda 3 orëshe Rama-Basha mund të jetë për të shpëtuar kokat e disa politikanëve nga ligji i Vettingut.