Prej ditësh pagat e publikuara të shqiptarëve janë tema kryesore në vend. Lista është duke qarkulluar kudo masivisht edhe përbën një shkelje flagrante të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë. Teksa ende nuk dihet se si këto të dhëna janë zbuluar, vëmendje të madhe kanë marrë shifrat që marrin personazhet e njohur e për më tepër VIP-at e “Big Brother” të cilët se fundmi po bëjnë mjaft zhurmë.
Monika Lubonja u komentua shumë pasi jo vetëm ishte më e paguara, por në fakt ajo nuk rezulton në profesionin e saj si aktore, por si “Këshilltar i Kryetarit të Bashkisë Tiranë”(114,000.00 lekë)
Sot gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ironizuar aktoren. Hoxha i ftuar në ‘AbcNews’, tha se njerëzit që i shërbejnë pushtetit kanë tre muaj që ndodhen brenda Big Brother VIP.
“Unë them bravo i qoftë atij që o ndodhi se na nxori sa fenomene, duke filluar që tek sektori jonë i medias. Ne kemi parë sa keq paguhet administrata shqiptar, mbi 300 mijë shqiptarë marrin një rrugë qesharake dhe të tjerët marrin paratë e tyre. Ne mësuam sesi pushteti e kontrollon median. Se kush janë njerëzit i shërbejnë pushtetit. Një nga këshilltarët që paguhet me taksat tona ka 3 muaj që është në Big Brother. Ne na ka rënë shteti. Shteti virtual që donte të bënte Rama është i shpartalluar. SPAK duhet të merret me korrupsionin e lartë. Patronazhistët duhet të ishin hetuar. Askush nuk do të mbajë përgjegjësi”, u shpreh gazetari.