Tragjedia e familjeve shqiptare që humbën të dashurit e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit nuk ka lënë askënd pa lot. Askënd nga ata që e panë çfarë ndodhi e si u shuan familje të tëra nën rrënojat e banesave të tyre.

Një prej tyre ka qenë dhe një gazetar grek që ditët pas tërmetit ka qëndruar në Durrës dhe ka ndjekur operacionet nën gërmadhat e familjes Lala që humbi 8 anëtarë.
Vasilis Siomos e ka përshkruar i emocionuar atë çfarë ka parë me sytë e tij duke treguar se është përlotur disa herë.

Ata që luftuan nën rrënoja për të nxjerrë njerëzit për të janë heronj të vërtetë.
“Në familjen Lala që humbi 8 anëtarë të familjes, njerëzit madhështorë, mes dhembjes së tyre na pyesnin nëse duam diçka për të ngrënë. Njerëz me zemër të madhe, bujarë, mikpritës. Shumë herë nuk flisja dot, shumë herë u lotova kur nxirrnin njerëzit nga gërmadhat, fëmijët në batanije. Forcat shpëtimtare që luftonin në rrënoja janë heronj të vërtet, rrezikuan jetën e tyre. Emocione e dhimbje e papërshkrueshme që do më mbetet e paharrueshme”, ka thënë ai teksa ka telefonuar në transmetimin maratonë që po bën televizioni grek ERT për të mbledhur fonde për Shqipërinë e prekur nga tërmeti.

Ndërkohë komandanti i grupit EMAK Athinë, Athanasios Balafas i cili ka qenë në Shqipëri po ashtu për të ndihmuar grupet e kërkim-shpëtimit, iu ka bërë apel të gjithëve të ndihmojnë shqiptarët.
Balafas ka përshkruar detaje nga puna e bërë në Shqipëri, ka falënderon televizionin grek ERT për iniciativën dhe iu ka dërguar mesazh të gjithë të ndihmojnë shqiptarët sepse, siç theksoi “duhet shumë durim, solidaritet, dashuri të kalosh momente të tilla dhe ai popull e ka, e ofron. E meritojnë mbështetjen tonë”.

Artikulli paraprakRAMA NË ITALI PARA INTERVISTËS NË “PORTA A PORTA” FLET ME FUGËN PËR NDIHMAT NGA TËRMETI E TAKON KAMERIERIN SHQIPTAR
Artikulli tjetërQIRATË E LARTA I ÇOJNË PUNONJËSIT NË SHTËPI 5 METRA KATROR