Një gazetar në Nikaragua u vra gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të protestave antiqeveritare. Ángel Gahona po raportonte për dëmin që kishte pësuar një bankë në qytetin ‘Bluefilds’ kur u godit nga një plumb ndërsa transmetonte live në Facebook.

Autoritetet në Nikaragua që po përballen me mjaft probleme si pasojë e valës së protestave nuk komentuan gjatë vrasjen e gazetarit dhe thanë se po hetojnë ngjarjen.

Gazetari Angel Gahona nuk është viktima e vetme e dhunës në Nikaragua, ku gjatë ditëve të fundit janë vrarë në protesta edhe 10 persona të tjerë, megjithëse organizatat për të drejtat e njeriut flasin për më shumë se 25 viktima.

Protestat masive janë organizuar kundër ndryshimeve në ligjin e pensioneve të miratuara nga qeveria e presidentit Daniel Ortega.

Vendimi i qeverisë rriti kontributet për pensionet e punëtorëve dhe nëpunësve, por ul me 5% përfitimet e tyre. Protestuesit e zemëruar kanë djegur ndërtesat qeveritare në shumë qytete ku autoritetet kanë dislokuar edhe ushtrinë në përpjekje për të ruajtur rendin.

Protestat masive janë sfida më e madhe ndaj sundimit të Ortegës që nisi në vitin 2007. Pas rizgjedhjes në 2016, Ortega mori si zëvendëse gruan e tij Rosario Murrilo diçka që nuk kontribuoi aspak në popullaritetin e tij.

Artikulli paraprakKAMIKAZI VRET DHJETRA GRA E FËMIJË PRANË QËNDRËS SË VOTIMIT
Artikulli tjetërI RIU SHKON I ZHVESHUR NË RESTORANT, VRET 4 PERSONA