Është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, gazetari dhe publicisti i njohur Fatos Baxhaku.
Fatos Baxhaku është një nga pionieret e shtypit të pavarur që nga fillimi i viteve 90.

Ai është autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar.

Jeta dhe veprimtaria
Baxhaku ka lindur ne Tirane me 9 janar ne 1964. Shkollimin e pare e kreu ne shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe ” 20 Vjetori”, (sot Dora D’Istria). Shkollimin e mesme e kreu ne gjimnazin “Ismail Qemali”. Pergjate viteve 1982-1986 studioi ne Unversitetin e Tiranes ne fakultetin e Histori-Filologjise ku u diplomua në histori. Qe nga 1986 e deri ne 1992 punoi ne Institutin e Historisë se Akademisë së Shkencave.

Nga viti 1993 Baxhaku ka qenë i angazhuar në gazetarinë e shkruar dhe atë vizive në disa gazeta dhe televizione në vend. Ndërsa prej viti 2015, ai ishte gazetar ne profesion te lire.
Fatos Baxhaku eshte autor ose bashkeautor i serialeve me reportazhe “Tunel” “Rrugetim”, “Shtepa e Vjeter”, si edhe i shumë dokumentareve televizive.

Ka qene disa here pedagog i jashtëm i gazetarisë në universitetet e Elbasanit dhe Tiranës.
Ka qene anëtar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Bashkepunetor ne shume projekte trajnimi me Soros, USAID, Instituti Shqiptar i Medias, OSBE.

Artikulli paraprakU SULMUA NGA PRONARI I LOKALIT, TURISTI SPANJOLL-KLOSIT: VENDIN S’E BËN NJË NJERI, DO KTHEHEMI SËRISH
Artikulli tjetërZJARR NË FSHATIN VJOSË, ERA FAVORIZON FLAKËT