Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë një konferencë për shtyp që ka mbajtur ditën e sotme është ‘përplasur’ me gazetaren holandeze Ingeborg Beugel.
Mitsotakis mbrojti me këmbëngulje politikat e emigracionit që qeveria e tij ka ndërkohë gazetarja e akuzoi kryeministrin për politika abuzimi narciste
“Kryeministri Mitsotakis, do të ndaloni së gënjyeri. Gënjeshtra për kthimet, gënjeshtra për atë që po ndodh me refugjatët në Greqi?”- iu drejtuar gazateraja kryeministrit grek pas deklaratave të përbashkëta të Mitsotakis dhe Mark Rutte.
Sipas mediave greke gazetarja ka ngritur pyetjet ndaj kryeministrit duke referuar akuzave nga grupet dhe organizatat e të drejtave të njeriut, përfshirë agjencinë e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, UNHCR, se Greqia po i shtyn në mënyrë të paligjshme azilkërkuesit të kthehen në Turqi në kufijtë e saj tokësorë dhe detarë, një praktikë që Greqia e mohon.
“Ka pasur prova të forta dhe ju vazhdoni të mohoni dhe gënjeni. Ky është si abuzim narcisist. Pse nuk tregoheni i sinqertë? Pse nuk thoni “Brukseli na la vetëm, ne pritëm gjashtë vjet, askush nuk bëri asgjë … Tani kam të drejtën e fjalës dhe po, bëjmë kthime barbare e mizore të emigrantëve.” është shprehur ajo.
Ndërkohë Mitsotakis, është shprehur se nuk e pranon faktin që ta ofendojnë atë dhe popullin grek duke e akuzuar pa fakte dhe prova.
“Unë e kuptoj se në Holandë ju keni një kulturë për t’u bërë pyetje të drejtpërdrejta politikanëve, të cilën unë e respektoj shumë. Ajo që nuk do të pranoj është që në këtë zyrë të më ofendoni mua apo popullin grek me akuza dhe shprehje që nuk mbështeten me fakte materiale”- i është kundërpërgjigjur kryeministri.