Gazetarja vritet me plumb në kokë në sytë e djalit 6 vjeçar
Një gazetare 28 vjeçare u vra në sytë e djalit të saj 6 vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi në Bahrein. Aktivistët thonë se Eman Salehi u qëllua për vdekje nga anëtar i familjes mbretërore të vendit, i cili shërben në ushtri. Gruaja shiite, e cila ka punuar si reportere sportive në kanalin shtetëror tv të Bahrejnit u vra më 23 dhjetor në qytetin Riffa. Është e paqartë se për çfarë ajo u qëllua për vdekje në makinën e saj. Ministria e Brendshme e Bahrejnit lëshoi një deklaratë të shkurtër në Twitter, duke thënë se ka pasur një vrasje të një femre.