Një ngjarje tragjike u regjistrua mesditën e sotme në fshatin Ostren të Madh në Bulqizë.

Tre pjesëtarë të një familjeje, nëna me dy fëmijët, humbën jetën si pasojë e helmimit nga bombola e gazit.

“Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit” njoftoi policia.

I plagosur rëndë është edhe një person. Është kërkuar dërgimi i një helikopteri për transportimin e tij drejt Tiranës.

“Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjestar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital” thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Artikulli paraprakMERR FLAKË NJË MAKINË PRANË KRYEMINISTRISË
Artikulli tjetërSKANDALI SEKSUAL, TËRHIQET KANDIDATI I MACRON PËR PARISIN