Deputeti i opozitës Gazment Bardhi I ka dërguar një letër presidentit të Republikës ku I kërkon të kthejë për rishqyrtim në kuvend ligji për komisionet hetimore. Në letrën e tij prej 7 faqesh që mban datën 8 janar renditen arsyet pse e konsideron antikushtetues.
Ligji i propozuar dhe miratuar vetëm me votat e socialistëve, ka në vetvete tre qëllime kryesore:
“Ligjërimin e vendimmarrjeve antikushtetuese të deritanishme për rrëzimin e kërkesave të deputetëve të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore;
Vendosjen nën kontroll të plotë të mazhorancës të drejtën e deputetëve të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore; dhe në rast të ngritjes së komisioneve hetimore, pamundësimin e ushtrimit të kontrolli hetimor parlamentar efektiv” argumenton Bardhi.