Gazment Bardhi ka thirrur mbledhjen e grupit të deputetëve që e mbështesin dhe të atyre të Rithemelimit sot në orën 15:00 në selinë qendrore të PD.

Për herë të parë që pas përçarjes së demokratëve, Gazment Bardhi do të rikthehet në selinë blu.

“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 15:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në selinë qëndrore të PD. Ju falenderoj!”, shkruhet në mesazhin e shpërndarë sipas njoftimit.

Të hënën Gazmend Bardhi iu bashkua për herë të parë protestës poshtë shtëpisë së Berishës, dhe la të kuptuar se nuk do të jetë hera e fundit. Nuk dha dot përgjigje të drejtpërdrejtë nëse me këtë veprim, njëjtë si miliantët poshtë ballkonit të Berishës, e njeh atë kryetar, por tha se i bashkon ideali kundër regjimit të Ramës.

Artikulli paraprak‘NGA DJE JEMI NË FUSHATË’ BLEDI ÇUÇI MBLEDH GRUPIN PS, LË POROSITË: DILNI SA MË SHUMË NË TERREN! AMNISTIA PENALE JAVËN TJETËR NË KUVEND
Artikulli tjetërMITSOTAKIS TAKON NË BEOGRAD VUÇIÇIN: QËNDRIMI I GREQISË PËR KOSOVËN MBETET I PANDRYSHUAR