Disa ditë pas mbledhjes së përbashkët të grupeve të drejtuara nga Gazment Bardhi dhe Sali Berisha, ish kreu i grupit të PD, ka thirrur takimin e radhës në datë 13 shtator në orën 13:00 në sallën e mbledhjeve të Grupeve Parlamentare në Kryesinë e Kuvendit. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi.
Me iniciativën e Gazment Bardhit, deputetët e tij mbështetës, deputetët e Berishës dhe aleatët u mblodhën në një takim të përbashkët. Lulzim Basha dhe 10 të tjerët që e përkrahin bojkotuan. Pas takimit Berisha e quajti hap të suksesshëm, ndërsa Gazment Bardhi njoftoi se takimi ishte rreth unifikimit të aksionit në parlament e reformës zgjedhore, duke theksuar se këto mbledhje do të bëhën thuajse të përjavshme.
Edhe pse të ulur përballë për dy orë në takimin e parë, Bardhi e Berisha shmangën diskutimin për luftën e vjetër brenda PD, dhe vendosën vetëm sesi të jenë bashkë në parlament.