Reagimi i Plotë i Bashës në Facebook:

Pasi ka dështuar të sjellë edhe një investitor të vetëm në Shqipëri, dhe ka përzënë shumë prej atyre që ishin, me taksat, me korrupsionin dhe lidhjet me krimin, Edi Rama ka nisur të shëtisë cdo jave sa tek TAP sa tek Hidrocentrali i Devollit, që njerëzve t’u duken shumë. Por ato janë të njëjtat, të vetmet investime të huaja, të nisura e të kontraktuara nga qeveria e Partisë Demokratike. Mbron dhunuesin e investitorit që braktisi projektin 450 milionë dollarësh me 1200 vende pune, sjell plehrat e botës në Shqipëri, mbjell dhe fermenton drogë anekënd vendit, pastaj vjen verdalle si buratin cdo jave në rrethinat e TAP e Hidrocentralit të Devollit, duke penguar dhe punën e tyre me shfaqjet e shpifura qe nuk i honeps dot askush. Nuk ka investime me Edi Ramën. Me Edi Ramën ka krim, drogë dhe plehra. Duhet të kthejmë investimet në Shqipëri, por më parë duhet të pastrojmë Shqipërinë nga krimi, droga dhe plehrat. Duhet ta pastrojmë Shqipërinë nga Edi Rama.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprak“BARDH E ZI ME NGJYRA” NË FOTOTEKËN MARUBI
Artikulli tjetër“AHENGU SHKODRAN” NJË TRADITË QË VIJON NË SHKODËR