Në shtëpinë e fëmijës shkollor nga 6 deri në 15 vjeç në Shkodër aktualishtë janë 23 fëmijë rezidentë që po qëndrojnë në këtë institucion.

Drejtoresha Vinifreda Gazulli për Star Plus tregon se vetëm një nga këta fëmijë është I bashkisë Shkodër ndërsa të pjesa e mbetur janë nga qytete të tjera të Shqipërisë.

Gazulli shprehet se numri aktual i fëmijëve mund të konsiderohet një lajm i mirë pasi nuk kemi raste të braktisjes nga ana e prindërve.

Por nga ana tjetër për këta fëmijë pushimet verore janë të organizuara si në plazh edhe në kampe verore e gjithashtu duke shkuar ndonjë ditë edhe pranë familjeve të tyre.

Artikulli paraprakSEZONI, POLICIA INTENSIFIKON KONTROLLET
Artikulli tjetërDIPLOMOHEN STUDENTËT E EKONOMIKUT