GRABOVA NDËRRON MENDJE, PRITET ARDHJA E GRIGOLETTOS. Situata që po kalon sot ekipi i Vllaznisë nga problematikat që janë ngritur nga drejtuesit e kompanisë “Gea Sport” mes Bashkisë së Shkodrës, të ngjason si një telefon i prishur. Ajo ccfarë thuhet një ditë më parë, përgënjështrohet pas disa ditësh ose më e keqja pas disa orësh.

Kjo ka ndodhur pikërisht nga njëri prej drejtuesve të kompanisë Gea Sport në shqipëri, Ardian Grabova. Pak ditë më parë ai ishte i bindur për tu tërhequr së bashku me kompaninë nga drejtimi i Vllaznisë. Ndërkohë që tashmë ka thënë se ka ndryshuar mendje dhe se do të rikthehen. Nga ana e tjetër Bashkia atë ccfarë komunikon me vetë presidentin Roberto Nava në zvicër, e lexon ndryshe disa orë pas bisedes në një deklaratë për media. E kështu përveccse një telefon i prishur, tek skuadra shkodrane, është duke u zhvilluar loja e kungulleshës, ku askush nuk pranon të gjejë një rrugë zgjidhje e askush prej tyre nuk lëshon në pretendimet e tij. E kjo ka ndodhur vetëm nëpërmjet komunikimeve telefonike qoftë nga njëra palë por edhe nga tjetra. Tashmë ai që thotë fjalën e fundit është vetëm zëvëndës presidenti i Gea Sport në zvicër, Alessandro Grigoletto që do të vijë mbrëmjen e së shtunës në shkodër dhe pritet të qëndrojë deri ditën e martë. Po ashtu dhe kthesa në deklarat që ka bërë Grabova, i cili sqaron se vetëm ditën e premte i kanë ardhur të gjitha komunikimet me email nga bashkia për të filluar punën. Mëgjithatë nuk do të bëhemi palë e asnjëerës, dhe do të jetë vetë Grabova apo drejtues të bashkisë që do të duhet të sqarojn ë këtë rrëmujë të krijuar. Po ashtu një tjetër problem që ka dalë së fundmi është se trajneri i parë i Vllaznisë, Baldo Raineri nuk e ka liccensën Uefa pro sipas kushtit që është vendosur nga federata shqiptare e futbollit. Por lind pyetja kush e solli në shkodër një trajneri pa Uefa pro, duke njohur kushtet. Edhe ky një tjetër problem që është premtuar se do të marrë zgjidhje. Pra deri tani kemi që brenda pak ditëve krijohet një situatë kaotike nga vetë drejtuesit e Gea Sport e ndërsa tani duhen edhe disa ditë të tjera për të sistemuar gjërat. E ndërkohë kampionati i futbollit në më pak së tre javë starton.

 

 

 

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/EkkhUKM_vEw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSHTUBINA NUK IKËN TEK TEUTA
Artikulli tjetërTifozët të shqetësuar për vllazninë