ME 23 GUSHT STARTON KAMPIONATI, VLLAZNIA ENDE SHUMË LARG
Situata që po kalon sot ekipi i Vllaznisë me shumë mundësi do të mbetet mend gjatë për shumë vite. Kompania “Gea Sport” e cila ka marrë tashmë drejtimin e skuadrës pai ka mbyllur dhe problemet brënda vetes, vijon të ketë sërish një situatë kaotike e të paqartë se çfarë është duke u bërë apo do të behet për sezonin e ri futbollistik.
Ditët e fundit mediat janë njoftuar se do të ketë heshtje shtypi dhe komunikimi do të bëhet nëpërmjet zëdhënësit të shtyit apo administratorit të klubit Ardian Grabova. Por as kjo mënyrë e vendosur prej tyre nuk zbatohet, ku presidenti i kësaj kompanie preferon ti bëjë vetë publik vendimet e tij, dhe këtë veprim e bënë nëpërmjet rrejtit social facebook. Siç duket në kampin shkodran komunikimi nëpërmjet këtij rrjeti social po bëhet kryefjala e drejtuesve të skuadrës por mediat nga ana e tjetër nuk marrin asnjë lajmërim, ndonse ishte premtuar një gjë e tillë. Star plus ka kontaktuar me përsonat e autorizuar në Shkodër për të dhënë informacion dhe asnjëri nuke di se çfarë vendimesh merren. Kjo tregon qartë atë se çfarë është duke ndodhur në kampin shkodran, ku ndryshe thuhet, ndryshe bëhet e shumë herë të pakten deri tani shumë gjëra janë mohuar nga që janë thënë. Në një kohë kur tifozët janë në pritje të përforcimeve, deri tani ka patur vetëm lëvizje, është zëvndësuar Armir Grima me Kujtim Shabën në postin e drejtorit sportiv, komunikim dhe vendim i ardhur nga Roberto Nava nëpërmjet Facebookut, ndërkohë që afrimet dhe merkatoja mbeten kryefjala për momentin por që nuk ka asnjë veprim. Përveç afrimeve për tu zgjidhur është dhe çështja e trajnerit, ku dihet që Baldo Raineri është pa licensën UEFA PRO. Përveç tyre ka dhe shumë hallka të tjera që mbeten në pritje ku shumë futbollistë kërkojnë të largohen, duan rinovimin e kontratave, kompania nuk ndërmerr asnjë veprim, dhe në fund Vllaznia është ajo që e pëson. Kampionati staron me 23 gusht, Vllaznisë i mbeten edhe 15 ditë për tu përgatitur. A do të ia arrijë dot kjo mbetet për t’u parë, e tashmë e bërë traditës vetëm të presim.