NDRYSHOHET NË KOHË REKORD RENDI I DITËS, SURPRIZË DHE PËR KËSHILLTARËT .

Gea Sport do të drejtojë skuadrën e Vllaznisë për sezonin e ri futbollistik. Ky është vendimi që kanë marrë këshilltarët e Bashkisë së Shkodrës në një kohë rekord dhe surprizë pothuajse për shumicën e vetë Këshilltarëve, aq më tepër të tifozëve. Kjo për shkak se rendi i dites është ndryshuar në kohë rekord gjatë ditës së hënë, dhe Këshilltarët janë njohur me akt-marrëveshjen që ka propozuar vetë kryetari i Bashkisë Lorenc Luka.

Pasi janë mësuar me  këtë propozim shumica e Këshilltarëve kanë reaguar pozitivisht por ka patur dhe nga ata që janë shprehur kundër.

Në diskutimet e metjeshme ku pothuajse kanë marrë pjesë të gjithë këshilltarët të cilët kanë qenë plotësisht dakort me këtë propozim, I vetmi që ka kërkuar të bëhet kujdes dhe me propozimin e emrve që do të jenë pjesë e stafit drejtues të vllznisë, ku Luan Heta ka kërkuar që drejtuesuit e vjetër të kuqelbuve të mos jensë sërish pjesë e saj.

Në fund është vendosur me shumicë votash që draft marrëveshja të miratohet dhe ti hapet rrugë investimit të kompanisë Gea Sport. Sipas kësaj marrëveshjeje, arsyea pse bashkia ka miratuar në kohë rekodr këtë propozim, ka qenë se drejtuesit e Gea Spoert janë tërhequr nga pretendimit për të ju njohur investimet. Ndërkohë që për një sezon do të investohet 350 mijë euro e ndarë në 10 këste me nga 35 mijë euro. Ndërsa Bashkia do të investojë 250 milionë lekë. Ku fillimisht ajo ka miratuar për sezonin e ri tursitik një shtesë kapitali prej 150 milion lekësh ku 100 prej tyre do të shkojnë për borxhet e mbartuara dhe 50 do të përdoren për sezonin e ri futbollistik.

Kryetari i grupit të Këshilltarëve të Partisë Socialiste në Këshillin  Bashkiak të Shkodrës Genc Uruçi, që nga mbledhja e radhës e këtij Këshilli ka kërkuar të marrë përgjigje për pyetjet e tij  nga përosnat komptentent në institucionin e Bashkisë për investimet që janë duke u realizuar dhe po janë në process të përfundimit. Uruci ka parashtuar dhe pyetjet e tij ku është ndalurt tek ato më kryesoret.

Pyetjeve të Urucit I është përgjigjur dhe drejtoresha e Urbanisitikës e cila ka dhënë përgjigjet për të gjithë këshilltarët.

Me përgjigjet dhe kërkesat e këshilltarëve të majtë ështën mbyllur dhe mbledhja  jashtë radhe e këshillit bashkiak, e cila përvec temës së vllaznisë është ndalur dhe tek ecuria e investimeve publike që janë realizuar në shërbim të qytetarëve.

Artikulli paraprakÇOBA: DERA E PD-së ËSHTË E HAPUR
Artikulli tjetërBRITANI, NDRYSHON QEVERIA