Një vajzë australiane, e cila është shtirur si e sëmurë me kancer duke mashtruar familjen e saj me qëllim për të përfituar para, është dënuar më tre muaj burg.

Hanna Dickenson, 24 vjeç përfitoi një shumë prej 42,000 dollarësh pasi u tha prindërve se kishte nevojë për trajtime mjekësore jashtë vendit.

Prindërit e saj kishin marrë donacione edhe nga miqtë e tyre për të ndihmuar vajzën. Në gjykatë u tha se ajo një pjesë të madhe të parave e kishte shpenzuar për pushime dhe për të zënë shoqëri të reja.

Një gjyqtar i quajti mashtrimet “të neveritshme”.

Dickenson u deklarua fajtore në Gjykatën e Melburn për përfitim pasurie me anë të mashtrimit.

Artikulli paraprakKRYEDIPLOMATI GREK VIZITON SOT SERBINË
Artikulli tjetërFREEDOM HOUSE PËR KOSOVËN: PROBLEM, KORRUPSIONI NË NIVELE TË LARTA