Të krishterë e myslimanë u bashkuan për lutje për hir të viktimave nga shembja e urës “Morandi” në Genova të Italisë. Ceremonia shtetërore e homazheve dhe përcjelljes për në banesën e fundit të 18 viktimave të tragjedisë në Genova është zhvilluar në Itali. Mes viktimave ndodhen edhe trupat e dy të rinjve shqiptarë Marjus Djerri 22- vjeç dhe Admir Bokrina 28 vjeç.

 

Arkivolet e tyre janë mbuluar me flamurin kuq e zi. Në ceremoni mungoniin ministrat shqiptarë, si ai i Diasporës, Pandeli Majko, ashtu edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Shumica prej familjeve italiane e refuzuan ceremoninë shtetërore dhe i përcollën privatisht të afërmit e tyre një ditë më parë.

 

Mëngjesin e sotëm numri i viktimave të tragjedisë së Genova-s që ndodhi më 14 gusht, ku një pjesë e urës Morandi u shemb papritur, arriti në 41. Mes rrënojave u gjet një familje. “Tgcom”, bën me dije se bëhet fjalë për familjen Cecala, babai Cristian, nëna Daëna dhe vajza e vogël e tyre, 9 vjeçarja Krisatal.

 

Ndërsa forcat e kërkim –shpëtmit janë të angazhuar në punën e tyre, duke vazhduar me gërmimet nën rrënojat, për të katërtën ditë radhazi. Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, Kryeministri Giuseppe Conte, si dhe ministra të kabinetit marrin pjesë në këtë ceremoni.

Artikulli paraprakTRAGJEDIA NË GENOVA, ARKIVOLI I DY SHQIPTARËVE MBULOHET ME FLAMURIN KUQ E ZI (foto)
Artikulli tjetërKUJDES! URA NË TIVAR, RREZIK SHEMBJE