Në meshën e shenjtë që u zhvillua mbrëmë tek katedralja e ‘Shën Palit’ në Tiranë

Arqipeshkvi Imzot George Frendo në fjalën e tij e vendosi theksin te solidariteti që treguan shqiptarët për të prekurit pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit. Ai tha se shqiptarët e kanë të shkruar në ballë dhe në zemër solidaritetin.

Por, Imzot George Frendo kishte edhe një apel për të gjithë ata që po përfitojnë nga ky moment tragjedie. Arqipeshkvi iu drejtua të gjithë atyre që po abuzojnë duke rritur çmimet e qirave për banesat nisur nga rritja e kërkesave dhe atyre që kanë ngritur çmimet për materialet e ndërtimit.

Ai e cilësoi këtë si një mëkat të madh, që duan të përfitojnë, pasurohen dhe korruptohen nga kjo tragjedi.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, KRYEBASHKIAKU VIZITË NË ARQIPESHKËVI
Artikulli tjetërSHKODËR, KLERI URON FESTËN NGA KISHA ORTODOKSE