Gérard Depardieu, aktori i njohur francez është duke xhiruar një film në Gjirokastër.
Megjithëse sheshxhirimi është mbajtur larg interesit të kamerave dihet se Depardieu do të luajë në filmin e regjisorit nga Prishtina, Arben Kastrati “Milosheviçi dhe unë”. Filmi që është një bashkëprodhim kosovar-francez ka përfshirë edhe aktorë të tjerë të njohur si Nathalie Boyer, Alessandra Martines etj.
Filmi sjell ngjarje të vitit 2003 që përkojnë me periudhën e pasluftës në Kosovë. Rrëfimi i personazhit kryesor dhe përjetimit të tij mbi ngjarjet përshkon filmin duke përcjellë tragjizëm, skena komike dhe realitetin e një popullsie që jetonte ditët e para të lirisë.
Z. Depardieu pritet të marrë zyrtarisht “Celësin e qytetit” të Gjirokastrës në një ceremoni që pritet të mbahet gjatë ditëve të xhirimeve.
“Në Gjirokastrën e historisë, të kulturës por edhe të skenografisë gjithmonë e më të të kërkuar të kinemasë, mirëpritëm të famshmin Gérard Depardieu, bashkë me kryetarin e bashkisë Flamur Golemi”, shprehet Kumbaro.
Deputetja thekson se “gjëra të mira shumë po i ndodhin Gjirokastrës që kulturën nuk e ka vetëm histori, por edhe frymë të ditës”.
Gjithashtu Z. Depardieu pritet të marrë zyrtarisht “Celësin e qytetit” të Gjirokastrës në një ceremoni që pritet të mbahet gjatë ditëve të xhirimeve. Filmi që Gerald Depardieu do të luajë për regjisorin kosovar Arben Kastrati do të realizohet ne bashkëpunim me Francën dhe përbëhet nga një kast i shkëlqyer aktorësh, si: Gerard Depardieu, Alessandra Martines, Pamela Boëen, Nathalie Boyer, Xhevdet Doda, Afrim Kasapolli etj.
Ngjarja e filmit ndodh në vitin 2003. Është periudha e pasluftës, kur e gjithë popullata kolektivisht ishim të dehur nga liria. Në atë periudhë kohore, qarkullonin rrëfime nga më të ndryshmet dhe Heroi i filmit tim, ka dëftimin e tij.
Një dëftim sa tragjik aq edhe komik.
Ndërkohë në një intervistë të pak muajve më parë, regjisori nga Kosova tregon se “përvoja profesionale dhe jetësore e Depardieu-në, padyshim e bënë jashtëzakonisht të veçantë. Ai është shumë i informuar me politikën globale. Natyrisht, ai kishte njohuri edhe për Kosovën. Dhe për Milosheviçin”.