Është shtyrë sot seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Shkak është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës. Për këtë arsye, seanca e radhës është lënë më 30 nëntor.
Gjykata i caktoi Mediut edhe një avokat kryesisht, përkatësisht Artan Simonin, me qëllim për t’u mos u zvarritur procesi.
Aktualisht, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka nisur pyetjen e dëshmitarëve rreth tragjedisë së Gërdecit që la pas 26 viktima e qindra të plagosur.
Në shtator, Mediu kërkoi gjykim të zakonshëm për çështjen, duke hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar, çka do të thotë se për Gërdecin do të niste një gjyq nga e para. Gjykata nuk ka pranuar listën e dëshmitarëve që u paraqitën nga avokatët e Mediut por vetëm dëshmitarët e Prokurorisë.