Kodrat e Bushatit do të vijojnë të jenë në fokusin e arkeologëve, pas zbulimit të kryer pak javë më parë.

Kjo eshte deklarata që vjen nga Pergjegjesi i Parkut Arkeologjik në Shkodër, Helidon Sokoli, i cili ka ndjekur nga afër gërmimet arkeologjike te pak javeve me pare, ku besohet te kene dale ne drite themelet e nje qyteti ilir 2300 – 2400 vjeçar.

Deshmite arkeologjike te zbuluara nga germimet ne Bushat gjate muajit maj, terhoqen dukshem jo vetem vemendjen e historianeve dhe arkeologeve shqiptare dhe te huaj, por edhe te opinionit te gjere publik.

Gjithsesi, tashme kerkimet jane fakt kryer dhe rezultatet e deritansihme jane premtuese per nje zbulim shume te rendesishem identiteti te kultures dhe qyteterimit ilir, i shtire ne nje siperfaqe prej rreth 20 hektare.

Në këtë mënyrë, Qarkut të Shkodrës i shtohet një tjetër pikë strategjike e turizmit të së ardhmes. Mendohet se qyteti i zbuluar ka një sipërfaqe prej më shumë se 20 hektarësh.

 

Artikulli paraprakNË LOKAL ME ARMË ZJARRI DHE DROGË, ARRESTOHET 19-VJEÇARI
Artikulli tjetërFUNDJAVA RIKTHEN RADHËT NË MURIQAN