Ndalohet kategorikisht shftytezimi dhe gerryerja e brigjeve dhe shtretereve te lumenjve, ne kuader te reformes per mireqeverisjen e ujit. Nje grup pune nga kryeqyteti dhe drejtues te institucioneve mjedisore ne Shkoder me ne krye Prefektin e Qarkut Shkoder Çesk Millja shprehen gatishmerine per zbatimin e kesaj reforme dhe te gjithe kundravajtesit do te ndeshkohen

Prefekti i shkodres Çesk Millja u shpreh ne rolin e pergjegjesit te keshillit te basenit ujor , duke thene se qe nga dita e sotme ndalohet kategorikisht shfrytezimi i materialeve inerte nga shtreterit dhe brigjet e lumenjve. Megjithate te gjithe aktoret shteteror dhe mjedisor te pranishem pranuan se ka disa firma te cilat jane te licensuar te cilat mbledhin inerte.

Ato thane se te gjitha kontratat do rishikohen dhe do lejohen vetem ato qe kane funksion rehabilitimin e shtreterve te lumenjve dhe jo shfrytezimin e tyre. Ne 27 vite ne basenet ujore eshte bere nje masaker e vertet, te cilat nisin me grryerjen ne keto brigje, ndertimet pa leje etj, te cilat kane shkaktuar erozion por gjithahstu kane patur impakt negativ ne dinamiken e ujrave nentokesore.

Artikulli paraprakRRITJA E PREVALENCËS SË DIABETIT
Artikulli tjetërXHAMIA E PLUMBIT, “E HARRUARA” E MOTEVE