Shqiptarët festojnë sot Ditën e Flamurit. Kujtojnë dhe nderojnë 28 Nëntorin 1912, ditën kur Ismail Qemali ngriti flamurin dhe Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane.
Krerët e shtetit do të jenë sot në Vlorë ku do të mbahet ceremonia zyrtare e ngritjes Flamurit
Ndërsa në Tiranë për të dytin vit do të organizohet parada e shqiptarëve një aktivitet që promovon veshjet e tipare tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare dhe ku priten të jenë mbi 10 000 të pranishëm Tashm flamujt kombëtar kanë zbukuruar Bulevardin “Dëshmorët e Kombëtar”.Kuqezi janë veshur edhe institucionet kryesore në vend por dhe mbarë vendin.
Parada do të nisë në orën 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe do të përfundojë rreth orës 14:00 në sheshin “Skënderbej”. Ndërsa aktivitete kulturore e përkujtimore do të ketë edhe në qytete të tjera të vendit.
Sot përcillen dhe mesazhet e urimit nga krerët e shtetit dhe drejtuesit e politikës. Kryeministri Edi Rama zgjodhi të përcjellë urimin për shqiptarët përmes një video të këngës “Për ty atdhe”, të kënduar nga tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj shoqëruar me koreografinë e disa fëmijëve valltarë.
Festa në Tiranë
Fillimisht paradën do ta hapin shqiptarët e Nju Jork dhe do ta mbyllin ato të Tiranës. Prezencën e tyre e kanë konfirmuar edhe Prishtina dhe Malisheva.
“Parada kuqezi” nis nga sheshi “Nënë Tereza”, midis Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës dhe do të përshkojë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’u mbyllur në sheshin “Skënderbej”. Më pas do të mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit, e parashikuar në orën 13:40.
Paralelisht me zhvillimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera si Panairi i Artizanëve, që do të zhvillohet te Pazari i ri, zona e Markatës së Gjelbër, “Festivali i Artizanatit dhe Qeramikës”
28 Nëntori i vitit 1912 shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, nga njëra anë sepse iu dha fund sundimit gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.