LOJTARI DREJT TIRANËS, BËN THIRRJE PËR PRIVATIZIMIN E KUQEBLUVE . Gilman Lika është larguar përfundimisht nga Vllaznia, duke mos arritur kështu një marrëveshje për sezonin e ri. Lojtari ka pritur rreth një muaj për të parë në qoftëse skuadra do të ishte pretendente dhe kjo siç duket nuk e ka bindur lojtarin shkodran.

Në një intervistë të tij, Lika bën të ditur largimin nga kuqeblutë. Ndër të tjera, lojtari ka folur dhe për situatën e Vllaznisë ku ka bërë thirrje që ekipi të shkojë drejt privatizimit. Përsa i përket të ardhmes, mesfushori shkodran me shumë mundësi do të aktivizohet me Tiranën. Gilman Lika është largimi i radhës duke vërtetuar në një farë mënyre se skuadra e Vllaznisë ka pak shanse të jetë në nivelet konkuruese për sezonin e ri. Kjo siç duket dhe nga mënyra se si është duke u punuar, pasi deri tani nga Vllaznia pothuajse janë larguar të gjithë titullarët.

Artikulli paraprakGREQIA PRANON KUSHTET E KREDITORËVE, TËRHIQET TSIPRAS
Artikulli tjetër“TE TI ” HIT I RADHES I DAFINA ZEQIRI