Vllaznia që prej të hënës ka nisur përgatitjen anti- Teuta ndeshje kjo që do të zhvillohet këtë të hënë në stadiumin “Loro Boriçi”. Sa i përket përgatitjeve që po zhvillohen në kampin kuqeblu kapiteni i skuadrës Gilman Lika shprehet se 3 pikëshi i marrë në Lushnje ka ndikuar pozitivisht por që detyra e tyre është të bëjnë maksimumin pasi tek Vllaznia sfida ndaj durrsakëve cilësohet si një finale. Si një nga problemet më të mëdha tek Vllanzia është edhe presioni që vjen nga tifozët duke sjellë edhe ngërçin psikologjik tek skuadra dhe kapiteni kuqeblu shprehet.
Ndërkohë në skuadrën e Teutës ditët e fundit traineri Stavri Nica dha dorëheqjen e në vend të tij erdhi Gentian Begeja. i pyetur se nëse kjo situate pak e çakorduar e favorizonte Vllazninë Gilman Lika shprehet se nuk e sheh si të tillë dhe se skuadra duhet të bëjë maksimumin. Ndeshja e javës së 20 Vllaznia – Teuta ishte e planifikuar të luhej të dielën por FSHF mori vendimin që ky takim të spostohej për në ditën e hënë pasi skuadra e Durrësit në mes javë do të zhvillontë një ndeshje e vlefshme për në Kupë.
Ky ndryshim dite ka sjellë edhe reagime të ndryshme nga ana e tifozëve duke e cilësuar si favorizim për skuadrën rivale por Lika në lidhje me këtë temë shprehet. Pavarësisht se Vllaznia ndodhet në vendin e 8 me 18 pikë ndërsa Teuta në të nëntin me një pikë më pak duket se ndeshja do të ketë intensitet të latrë pas të dy skuadrat do të synojnë marrjen e pikëve për t’iu larguar zonës së ftohtë. Natyrisht që për kuqeblutë një factor tepër i rëndësishëm dhe që do i jepte më shumë zemër janë edhe tifozët ku shpresohet që të jenë të shumtë në mbështetje të Vllaznisë në këto momente.