“Skuadra e Vllaznisë duhet të jetë minimumi në Europë.” Ky është mendimi i ish-kapitenit të kuqebluve, Gilman Lika. Në një vizitë të tij në Shkodër, pas rikthimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, atje ku kohët e fundit është emëruar trajner, Lika nuk ka ngurruar të japë një mendim për ekipin kuqeblu. Ai ka folur për Vllazninë e tanishme dhe se çfarë pret sezonin e ri nga kjo skuadër.

Lika foli edhe për objektivat personalë, ku shpreson që të mos jetë e largët dita kur ai të drejtojë Vllazninë si trajner.

Gilman Lika ka qenë për disa vite me rradhë kapiten te Vllaznia, teksa në periudhën kur ai ka luajtur ka shkëlqyer me fanellën kuqeblu dhe mbi të gjitha ka fituar trofe.

Artikulli paraprakRINDËRTIMI NGA TËRMETI NË LEZHË I BLLOKUAR
Artikulli tjetër“TERRORISTËT E FETO ÇËSHTJE EDHE E SHQIPËRISË”