Giorgio Armani është nderuar me Knight Grand Cross, të dekoruar me Grand Cordon. Si nderimi më i lartë civil i Italisë, vlerësimi pasqyron karrierën prej gjashtë dekadash të Armani-t në industrinë e modës dhe statusin e tij si një nga liderët kryesorë të vendit në sektorët e modës, stilit të jetesës dhe luksit.

Në një ceremoni private në Palazzo del Quirinale, i cili shërben si një nga tre rezidencat zyrtare të presidentit italian, Sergio Mattarella, stilistit të famshëm italian iu dha në mënyrë specifike nderimi për shërbimet e tij ndaj modës dhe artit.

“Ky nder ka një kuptim të veçantë për mua,” tha Armani pas ceremonisë. “Ajo erdhi nga Presidenti ynë, i cili nuk është vetëm kreu i shtetit, por edhe një njeri me vlera, mendjehapur dhe mirësi, që janë padiskutim të larta.”

Në dekadat e fundit, Armani është përhapur në hotele, sporte, ambiente të brendshme dhe restorante.
Marrësit e mëparshëm të Knight Grand Cross nga bota e modës janë vetëm dy: Valentino Garavani dhe Miuccia Prada në 1986 dhe 2015.

Vitin e kaluar, Armani dhuroi 2.2 milionë dollarë për spitalet lokale në luftën kundër koronavirusit, ndërsa Fondacioni i tij Giorgio Armani i themeluar në vitin 2016 ka vazhduar historinë e gjatë në mbështetjen e kauzave sociale, duke përfshirë luftën kundër HIV/AIDS dhe varfërisë së fëmijëve.

Artikulli paraprak12 VJEÇARJA QË NDËRROI JETË ISHTE AUTIKE, BABAI S’E SHPËTOI DOT NGA ZJARRI
Artikulli tjetërDORËSHKRIMI I “MALLKUAR” I EMILE ZOLA DEL NË SHITJE