Giovanni Peragine do të jetë arqipeshkëvi i ri i Shkodrës i cili do të zëvendësojë në këtë post të rëndësishëm Angelo Massafrën pasi ka mbushur moshën e pensionit duke dhënë kështu dorëheqjen. Peragine pritet që ta marrë detyrën e tij në fund të këtij viti derisa monsinjor Massafra të kryej misionin si ipeshkëv në detyrë. Prezantimi për emërimin e ipeshkëvit të ri u bë nga kancelari i dioqezës Shkodër-Pult Artan Seli.

Monsinjor Angelo Massafra i cili do të ketë muajt e fundit si arqipeshkëv i Shkodrës pas afro 25 vitesh në këtë detyrë falenderoi për besimin e dhënë dhe bashkëpunimin.

Giovanni Peragine pritet që të jetë në Shkodër më 9 qershor ndërsa deri më tani mbante detyrën e administratorit të kishës katolike për Shqipërinë e jugut. Peragine shërben në Shqipëri që prej vitit 1993 ndërsa fillimet e tij i nisi në Milot për të vijuar më pas në qytete të tjera të Shqipërisë.

https://youtu.be/194H2giAMB0

Artikulli paraprakBARAZIMI PA GOLA ME EGNATIAN ELIMINON VLLAZNINË
Artikulli tjetërISH TË PËRNDJEKURIT, MARTINI: JO SERVIL TË POLITIKËS