Ky është betimi i Mark Gjonit, djali i të cilit u vra në Itali më 18 tetor të 2015-ës nga 65-vjeçari Italian Françesko Siçignano. Babai i djalit të vrarë thotë se Gjergj Gjoni shkoi në Itali për të punuar për shkak të vështirësive ekonomike që kishte familja e tij në Gojan të Pukës.

Historinë e solli emisionin investigav Le Iene në Itali përmes gazetarit Luigi Pelazza

Mark Gjoni është i bindur për të marrë gjakun e djalit të tij tek familja e italianit Siçignano. Autori i vrasjes, 68 vjeçari Françesko tregon se Gjergjin e ka qëlluar pasi ai kishte hyrë për të vjedhur gjatë natës banesën e tij

Ndryshe nga autori mendon babai i viktimës i cili pretendon se Françesko ka korruptuar policinë dhe ekspertizën italiane sepse e vërteta nuk është ashtu. Sipas babait Françesko e ka qëlluar nga jashtë për shkak të një debati sepse djali i tij pretendon se punonte për italianin.

Pjesë e këtij materiali të Le Iene është edhe Nikollë Shullani, kreu i shoqatës së pajtimit të gjaqeve

Le Iene ishte edhe në një shtëpi tjetër që janë viktimë e gjakmarrjes duke treguar se si Mario ka shkuar në shkollë me polici për të dhënë provimet
Mark Gjoni kërkon që gjakun ta marrë tek djemtë e Françeskos ose tek nipi i tij.

Për Françeskon vrasja e djemve ose nipit është diçka që as nuk e imagjinon.
Gazetari italian Luigi Pelazza tregon në fund se familja nga Italia nuk mund të vijë në Shqipëri për të folur sepse janë të pasigurtë ndërsa ata nuk e njohin gjakmarrjen.

Pjesë e këtij investgimi në Le Iene ishte edhe gazetari shkodran Taulant Kopliku i cili jep prej kohësh kontributin e tij në emisionin e njohur.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 28.01.2019
Artikulli tjetërSHKODËR, KISHA E DON BOSKOS AKTIVITET ME KORET