68 famije janë të ngujuara në Qarkun e Shkodrës si shkak i gjakmarrjes , 61 prej tyre janë pjesë e bashkisë Shkodër. Të dhënat zyrtare vijnë nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

Statistikat e bëri të ditura sekretarja e prefekturës së Qarkut Shkodër Felek Kasemi gjatë tryezës së rrumbullakët me temë “ Kundër Gjakmarrjes”. Takimi u zhvillua nga organizata Operazione Colomba në ambjentet e “Hotel Colosseo”.

Ky takim mblodhi përfaqësues të institucioneve vendore, nga prefektura , bashkia dhe Drejtoria Arsimore Rajonale, si dhe ato të kumuniteteve fetare dhe kishte për synim ndërgjegjësimin, sensibilizimin kundër këtij fenomeni dhe hatimin e një strategjia për crrënjosjen e tij.

Fenomeni i gjakmarrjes vijon të mbetet një plagë e shoqërisë shqiptare, e cila ka ndikuar edhe në largimet masive jashtë vendit.Ndër vite, shtetet e Bashkimit Evropian, gjakmarrjen e kanë njohur si fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare dhe kanë strehuar një pjesë të azilkërkuesve.

Ndërsa Shkodra sipas statistikave vazhdon të mbetet në krye të hartës sa i takon këtij fenomeni

Artikulli paraprakSHKODËR, QYTETARËT: JEMI ME STUDENTËT
Artikulli tjetërPROTESTA, “8 PIKA, DY SHESHE, NJË KAUZË”