DISKUTIME PËR MEMORANDUMIN E BASHKËPUNIMIT KUNDËR GJAKMARRJES. Avokati i popullit Igli Totozani kete te enjte ka mbledhur ne nje tjeter takim institucionet kryesore te Shkodres per te diskutuar ne lidhje me veprimet konkrete qe duhet te ndermerren per te parandaluar dhe minimizuar fenomenin e gjakmarrjes ne veri te shqiperise.
Nga ana tjeter Prefekti i Shkodres tregoi se fenomeni ka probleme qe ne statistika dhe nga ana tjeter shteti duhet te kryeje funksionet e tij. Perfaqesues te Prefektures, Policise, Drejtorise se Sherbimit Social, te Gjykatave dhe shoqatave te ndryshme diskutuan mbi krijimin e memorandumit te bashkepunimit mes ketyre institucioneve per te luftuar kete fenomen primitiv edhe ne kuader te miratimit nga ana e parlamentit te rezolutes per gjakmarrjen.