Ndonëse numri i familjeve të ngujuara ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit në Qarkun e Lezhës, fëmijeve është arritur tju minimizohet plaga e gjakmarrjes. Falë ndërmjetësimit të misionareve të Pajtimit të Gjaqeve në bashkëpunim dhe me autoritetet lokale, fëmijet janë nxjerre nga ngujimi për të ndjekur shkollen.Diçka e tillë bëhet e ditur nga misionari i pajtimit Pjetër Gjoka.
Situata e gjakmarrjes në Qarkun e Lezhës vijon të mbetet problem për shkak dhe të krimeve të pazbardhura.Misionari i Pajtimit të Gjaqeve Pjeter Gjoka thotë se policia dhe organet e tjera ligjzbatuese duhet të jenë më prezente në komunitet, për të parandaluar ngjarjet kriminale.
Sipas të dhënave zyrtare në Qarkun e Lezhës numerohen 36 familje të ngujuara nga gjakmarrja ku një pjesë e tyre janë të ardhura nga zonat verilindore të Shqipërise dhe situata për ta është mjaft e vështire.