FENOMENI I KANUNIT SHQIPTAR MBËRRIN DERI NË VENDET ARABE!Fenomeni i kanunit shqiptar mbërrin deri në vendet arabe! Përmes një reportazhi të rrjetit televiziv Al-Xhazira është përcjellë gjakmarrja dhe historia e një familjeje shkodrane, e ngujuar prej 22 vitesh.

Si një prej vendeve më të izoluara gjatë regjimit komunist, Shqipëria po vuan për zgjidhjen e këtij problemi tepër të rëndë edhe pas dy dekadash demokraci.Në familjen e Gjon Mhillit, fëmijët e tij qendrojnë të ngujuar prej nga dita e parë e jetës. Mhilli është futur në gjak për shkak të vëllait të tij, i cili kishte vrarë 22 vjet më parë një person për çështje prone dhe ishte arratisur për në SHBA. Por familja e viktimës e quan përgjegjës për vrasjen dhe ai është detyruar të qendrojë i fshehur, duke ndryshuar shtëpi herë pas herë gjatë natës për të shmangur gjakësin.“Fëmijët i kam për psikolog, jetojnë me frikën”, i shpjegon Gjoni korrespondentit të Al-Xhaziras, Xhon Psaropulos, duke i thënë se as lutjet e tij në shtet nuk kanë sjellë asnjë ndryshim. Ai u ka dërguar gjakësve disa ndërmjetës, por përgjigja ka qenë me pesë tentativa për ta vrarë.Mhilli madje pretendon në intervistë se vetë përfaqësuesit e shtetit shqiptar i kanë thënë që të mos kërkojë ndihmë pasi ai është në gjak dhe prej tij do të vdesë. Dy vjet më parë, Mhilli është arratisur për në Suedi por pasi autoritetet shqiptare kanë thënë se mund ta mbrojnë jetën e tij dhe familjes së tij, i është refuzuar kërkesa për azil.I intervistuar në reportazh, Gjin Marku, kryetar i Komitetit Kombëtar të Pajtimit të Gjakrave, akuzon shtetin se detyrohet të gënjejë duke thënë që mund të mbrojë qytetarët pasi në këtë mënyrë nuk do të penalizohet nga Bashkimi Europian në procesin e anëtarësimit.

Artikulli paraprakKOMUNAVE I BLLOKOHET BUXHETI
Artikulli tjetërSHTËPIA E DJEGUR, FAMILJARËT APEL PËR NDIHMË