Televizioni më i madh në gjuhën arabe i ndjekur nga më shumë se 300 milionë njerëz i ka kushtuar një dokumentar gjakmarrjes në Shkoder.

Dokumentari erdhi ne formen e historise personale te Elizabetes 13 vjecare, e ngujuar nga frika e hasmit. Nikoll Shullani kryetar i Misionareve te Paqes dhe Pajtimit tha se ky nuk eshte nje rast i izoluar, ndresa shteti ndonese eshte ne dijeni nuk ka asnje reagim institucional duke heshtur para fenomenit vrastar.

Fenomeni ka njohur zbutje fale ndermjetesimit per pajtim, e megjithate jane afro 33 familje te ngujuara. Europa duhet t’i pranojë familjet që janë të përfshira në gjakmarrje. Është më mirë që ai të largohet jashtë vendit sesa të qëndrojë këtu në Shqipëri dhe të vritet”, tha kreu i Misionit të Pajtimit të Gjaqeve.

Ai cilesoi qe per vitin 2017 ne qarkun e shkodres nuk ka patur asnje vrasje si pasoje e gjakmarrjes por plagosje kane ndodhur , ndersa shteti nuk duhet te mburret qe garanton sigurine e personave ne konflikte pasi ato me se shumti ruajne veten duke qendruar te ngujuar.

Artikulli paraprakDËMSHPËRBLIMET, ÇFARË NDODH ME TË INTERNUARIT
Artikulli tjetërURA E BAHÇALLEKUT VIJON DEGRADIMIN